Përbërja: Oxyfluorfen: 24% p/v (240 g/l)
Formulimi: Emulsion i koncentruar (EC)
FENFEN është herbicid kontakti selektiv me qëndrueshmëri të lart kundër barërave të këqija një vjeqare gjethengushta dhe gjethegjëra.
Përdorimet e autorizuara
Fazat dhe metodat e përdorimit
Aplikoni duke spërkatur në mes të rendeve afër tokës, në sasi që nuk tejkalojnë 1lt substancë aktive për hektar dhe vit (3-4 litra produkt për hektar dhe vit). Aplikohet në vendet e hapura duke bërë spërkatje normale me një traktor të drejtuar për tokë, aplikohet në mes të rendeve duke mbuluar më së shumti 1/3 e sipërfaqes.
FENFEN është i autorizuar për pëdorim kundër barërave të këqija një vjeqare (gjethengushta dhe gjethegjëra) aplikohet pas mbirjes së hershme (2 – 3 gjethe) në kulturat:
Në hardhinë e rrushit: Aplikohet me një sasi të tretësirës prej 400 l/ha.
Në qepë: Rezultatet më të mira arrihen kur trajtimi kryhet në fazën e 3-5 gjetheve në sasi prej 1 – 1,5 l/ha në 200-400 l/ujë, doza maksimale për sezon nuk duhet të tejkaloj 2 l/ha.
Në frutat mollë dhe bërthamore: aplikohet në fillim të pranverës. Kryeni një aplikim të vetëm me një vëllim të tretësirës prej 400 l/ujë 3-4 l/ha produkt.
Karenca: 42 ditë në fruta mollë, fruta bërthamore, qepë dhe hardhinë e rrushit.
Barërat e këqija njëvjeqare gjethegjëra: Amaranthus spp. Nëna e përveshur, Anagallis arvensis Barcapoj i arave, Arctotheca Calendula Kalendula, Capsella bursa-pastoris Shtrapër, Album Chenopodium Minuer i bardhë, Datura stramonium Tartulla, Fumaria spp. Fom mjekësore, Galinsoga parviflora Galinsogë lulevogël, Plantago lanceolata Gjethedell heshtor, Polygonum aviculare Bar pate, Portulaca oleraceae Burdullak, Raphanus raphanistrum Rrep i egër, Sonchus oleraceus Tamëlçak i butë, Spergula arvensis Spergulë arash, Stellaria Media Stellaria e ndërmjetme.
Barërat e këqija njëvjeqare gjethengushta: Avena fatua Tërshërë e egër (moderuar), Digitaria sanguinalis Digitarie e përgjakur, Echinochloa crus-galli Muhari, Poa annua Flokës njëvjeqar etj.