Fitofert LMW

Pleh organik me aminoacide

Përmbajtja:

Materia e thatë 60%, Azot i përgjithshëm 8.5% (8% në formë organike (19 aminoacide) dhe 0.5% në formë amoniaku), Karboni Organik (C) 26%

Fitofert LMW është biostimulator natyral dhe organik me funksion të ushqyerjes së bimëve, i prodhuar nga lëndët natyrale dhe organike.

Nuk përmban substanca të dëmshme për natyrën dhe nuk ndot mjedisin.

Është tërësisht i tretshëm dhe kompatibil me shumicën e produkteve të mbrojtjes së bimëve.

Aminoacidet të cilët i përmban ky produkt veprojnë në mënyrë sistemike dhe bimët e absorbojnë me shpejtësi ato.

Si biostimulator natyral ndikon në balancimin dhe përmirësimin e ushqyerjes së bimëve.

Si shtesë i plehrave tjera foliare ndikon në pranimin dhe rrjedhjen më të mirë.

Ndikon në mënyrë efektive si shtesë i produkteve për mbrojtjen e bimëve; Veçanërisht është i efektshëm për zbutjen e stresit si pasoje e temperaturave të larta, thatësirës, lagështisë dhe breshërit.

Aplikohet në të gjitha kulturat: pemë, perime, hardhia e rrushit, bimët  dhe lule dekorative në sasi prej 2,5-3l/ha, 3-4 trajtime për sezon.

Nuk rekomandohet përzierja me preparate me bazë sulfuri të tretshëm në temperatura jashtëzakonisht të larta, me preparate të dinokapit (Karathane, Sabithane) dhe preparate me bazë bakri, pasi që këto kombinime janë fitotoksike për shumicën e kulturave, me përjashtim të lulediellit, drithërave dhe qepës.

Vërejtje:

Shmangni spërkatjen në mot me erë dhe të nxehtë.

Paketimi: 1L