Fitofert Mangan

Pleh Mineral

Përmbajtja: Karbon organik 10.0%; azot organik 3.0%; azot amoniakal 0.3%; azot i përgjithshëm 3.3%, Mangan  (i përgjithshëm) 6.0%; aminoacide 18,7%

Mangani kontribuon në gjendje të përgjithshme dhe më të mirë të bimëve, mbijetesën më të mirë, përhapjen, rritjen e rezistencës ndaj sëmundjes dhe përmirësimin e cilësisë së kokrrës. Mungesa e manganit verehet jo vetëm në trungun, por edhe në tokë të pasur me mangan.

Arsyet për furnizimin e dobët të bimëve me këtë mikroelement mund të jenë: aciditeti i lartë i tokës (pH mbi 6 në rërë dhe mbi 7 në tokë argjilore), në gëlqere, karbonat, koloidale të ulëta, në tokë të tej arjrosur, në toka me përmbajtje jashtëzakonisht të lartë të materieve organike, (kashtë), në tokat ku fillojnë të mbizotërojnë mikroorganizmat që marrin pjesë në proceset oksiduese dhe në tokat që trajtohen shumë me herbicide glifosate.

Aplikimi / doza e aplikimit:

Fruta bërthamore: trajtoni 3-5 lit/ha (30-50 ml/10l ujë) para lulëzimit ose 6 javë pas lulëzimit në intervale prej 10-14 ditë deri në korrje.

Hardhia e rrushit: trajtohet me dozë 4-6 litra / ha (40-60 ml / 10 l ujë) në fillim të zhvillimit të sythit, para lulëzimit.

Perimet: aplikoni 2-4 l/ha (20-40 ml/10 l ujë) në fillim vegjetacionit.

Drithërat: aplikoni 2-4 l/ha herën e parë në vjeshtë në fazat e dy gjetheve të zhvilluara (BBCH 12), herën e dytë gjatë fazës së zhvillimit rrënjor (BBCH 25-27) kur zhvillohen 5-7 degë dhe herën e tretë nëse është e nevojshme në fazën degëzimit.

Vërejte:

Shmangni spërkatjen në mot të nxehtë dhe me erë.

Nuk rekomandohet të kombinohet me produktet e mbrojtjes së bimëve para temperaturave të larta.

Paketimi: 1 L