Fitofert Sumpor

Pleh Organik

Pleh organik me sulfur (S)

Përmbajtja: Karbon organik 11%; azot organik 3.5%; azot amoniakal: 0.2%; azot i përgjithshëm: 3.7% sulfur 33.0%; aminoacide 1,8%

Fitofert sumpor është një kombinim i veçantë i sulfurit elementar dhe hidrolizat e proteinave, i cili bazohet në një numër të madh të aminoacideve të lira dhe peptideve të zinxhirit të shkurtër. Ky është tipar i të gjitha produkteve “Protifert”, i cili dallohet nga produktet të ngjashme me bazë aminoacide.

Sulfuri si lëndë ushqyes është tejet i rëndësishëm në formimin e endospermës së drithërave i cili ka një efekt të rëndësishëm në prodhimin dhe cilësinë e drithërave, rendimentin dhe përmbajtjen e vajit të bimëve vajore (kolzës, kungullit, lulediellit). Plehrat e sulfurit mund të kenë efekt pozitiv në llojet e ndryshme të rrushit dhe shijen e verës.

Fitofert sumpor për shkak të formulimit të veçantë ndikon në cilësinë e bimëve, rrit rezistencën ndaj shpërlarjes, trajtimint selektiv të bimëve, zvogëlon mundësinë e paraqitjes së fitotoksicitetit në temperatura të larta, rrit kompatibilitetin me produkte tjera për mbrojtjen e bimëve.

Aplikimi / doza e aplikimit:

Hardhia e rrushit dhe pemët frutore: trajtohet me dozë prej 240-330 ml/100 litra ujë;

Fruta berthamore: trajtohet me dozë prej 2-2.5 lt/100 litra ujë në fund të dimrit dhe 250-330 ml/100 litra ujë për trajtime verore;

Dredhëza: trajtohet me dozë prej 250-330 ml/100 litra ujë për trajtime pranverore;

Perimet: trajtohet me dozë prej 200-250 ml/100 litra ujë për trajtimet e pranverore dhe verore;

Drithërat: trajtohet me dozë prej 2.5-3.3 lt/ha në kohën e shfaqjes së nyjes së parë për një zhvillim më të mirë endospermës;

Bimët dekorative: trajtoni 250-330 ml / 100 litra ujë për trajtimin pranveror.

Vërejtje:

Shmangni spërkatjen në mot me erë dhe të nxehtë

Paketimi: 1 L