GLISTER STAR është një herbicid sistemik jo selektiv, pas mbirjes, i bazuar në glifosat me veprim foliar dhe aplikim të lokalizuar. Pas absorbimit nga gjethet, translokohet në rrënjët dhe organet e depozitimit, ku ushtron funksionin e tij si herbicid. Çaktivizohet shpejt nga toka, kështu që nuk ka asnjë efekt të mbetjeve. GLISTER STAR kontrollon barërat e këqija një dhe shumëvjeçare në zonat e kultivuara, kanalet, hendekët dhe kullimet.
Trajtimet pas mbirjes me herbicid:
Para mbjelljes së kulturave barishtore gjethegjëra dhe gjethengushta një vjeqare.
Kulturat drurore: barërat e këqija një dhe shumë vjeçare.
Dozat dhe metodat e përdorimit:
Kanalet, argjinaturat, hendekët dhe kullimet e pjerrëta: 3-10 l / ha
Para mbjelljes së kulturave barishtore gjethe gjëra dhe gjethe ngushta një vjeqare1,5-6 l/ha
Kulturat drurore: 3-6 L / ha për kontroll të barërave të këqija një vjeqare, 6-10 L / ha për barërat e këqija shumë vjeçare.
Aplikoni duke përdorur atomizer centrifugal (25 L/ha tretësirë, doza maksimale 3 L / ha) atomizer me disk rrotullues (20-30 L/ha, doza 3-6 L/ha) ose manual (doza maksimale 3 L/ a, 25 L/ha tretësirë. Në rastet e aplikimit të një sasie normale, manual ose me atomizer, përdorni 5-10 L/ha me sasi të ujit 100 L / ha në kanalet, argjinaturat, hendekët dhe kanalet e kullimit, 1,5-6 L / ha (duke adaptuar vëllimin maksimal të dozës për hektar) në barërat të këqija gjethe gjëra dhe gjethe ngushta 3-10 L/ha (duke adaptuar vëllimin maksimal të dozës për hektar).