SINSTAR është një fungicid me spektër të gjërë veprimi parandalues, shërues dhe antisporulant të familjes së analogëve të strobilurinës për hardhinë e rrushit, domate patate, traguj, kungullorët, fruta manore, grurë, elb etj. Aplikoni SINSTAR si masë parandaluese ose, më së voni kur shfaqen simptomat e para. Mos aplikoni më shumë se 3 trajtime për ciklin e kulturës, duke ndëruar çdo aplikim të SINSTAR me të paktën një aplikim me produkte të bazuara në substanca aktive dhe një mekanizëm të ndryshëm veprimi.
Mos aplikoni produktin në farishtet dhe fidanishtet. SINSTAR është selektiv për bletë të dobishëme, bombus dhe artropod (psh insekte dhe marimangat grabitqare, Phytoseiulus persimilis, Encarsia formosa) dhe nuk favorizon zhvillimin e marimangave.
Përdorime të autorizuara
Hardhia e rrushit: hiret, vrugjet, Peronosporat, Plasmospora vitiola, Unicula necator, sasia e aplikimit 0,75-1l/ha, periudha e aplikimit 10-12dite intervale.
Patate dhe Domate: Phytopthora infestant, Peronospora, Alternaria solani, Cladosporiosi dhe Hiret te
domateve, sasia e aplikimit 0,75 l/ha, periudha e aplikimit 7-10 ditë interval.
Tranguj: kontrollin e vrugut Pseudoperenospora cubensis, sasia e aplikimit 0,75l/ha
Fruta manore: Mjedra, Manafera, Dredhëza: kontrollin e tharjes së fidaneve (Didimella applanta), sasia e aplikimit 0,75l/ha
Gjithashtu i lufton me sukses edhe sëmundjet: Erysiphe graminis, Puccinia spp, Septoria tritici, Pyrenospora teres, Unicula necator, Podosphera leucotricha, Sphaerotheca fulignea, Monilia spp, Helminthosporium spp, Pythium spp, Rhizoctonia spp etj.
Në të gjitha kulturapërdoret si mjet preventive para shfaqjes të infeksioneve.
Grurë, elb etj: Hiret, Ndryshqet, Septoriozat, Leptosphaerianerume, Rhynchosporum, sasia e aplikimit 1l/ha, periudha e aplikimit ndërmjet formimit të nyjës së 2-të dhe lulëzimit me 2 trajtime në intervale14 ditore.
Karenca:
Hardhia e rrushit: 21 ditë, Domate 3 ditë, Tranguj 4 ditë, Mjedër 10 ditë, Patate 14 ditë, Gruri, Elbi 35 ditë,