Përbërja:
Cymoxanil: 3% w/w + Përzierje Bordoleze: 22,5% w/w (si Cu) Formulimi: Pluhur i tretshëm në ujë (WP)
Fungicid depërtues dhe i kontaktit me veprim lokal sistemik parandalues dhe shërues.
PËRDORIME TË AUTORIZUARA
Festival është i autorizuar për kulturat dhe sëmundjet e mëposhtme:
– PATATE: Vrugu
– DOMATE: Alternaria dhe vrugu – QEPË: Vrugu
– VRESHTA: Vrugu, Kalbëzimi i zi dhe Antraknoza
DOZA DHE FORMA E APLIKIMIT
aplikoni një dozë me 0.4% (400 g/hl) me një vëllim tretësire prej 600-750l/ha dhe një përdorim të formulimit të produktit 2-3kg/ha. Rrush: numri maksimal i aplikimeve 3.
Paketimi: 1kg, 500g
METODA DHE KOHA E APLIKIMIT
PATATE: aplikoni në pranverë dhe verë, në shfaqjen e simptomave të para ose kur kushtet janë të favorshme për zhvillimin e sëmundjes, nga formimi i gjetheve të para (BBCH 11-19) deri në kohën e vjeljes (BBCH 22- 41).
DOMATE: (në fushë të hapur dhe sera). Aplikoni në llim të simptomave të para ose kur kushtet janë të favorshme për zhvillimin e sëmundjes nga gjethja e gjashtë deri në gjethen e tetë të vërtetë të kërcellit (BBCH 16-18) deri në sythin e parë ose të dytë të dukshëm parësor lateral apikal ( BBCH 21-22).
RRUSH: aplikoni në pranverë dhe verë, në shfaqjen e simptomave të para ose kur kushtet janë të favorshme për zhvillimin e sëmundjes, nga formimi i gjetheve të para deri në kohën e vjeljes.
QEPË: aplikoni në pranverë ose verë, në shfaqjen e simptomave të para ose kur kushtet mjedisore janë të favorshme për zhvillimin e sëmundjes, nga formimi i gjetheve të para deri në kohën e vjeljes.
KARENCA
Ndërmjet trajtimit të fundit dhe vjeljes, duhet të ketë minimumin e kohës: 10 ditë Domate, fushë të hapur, 3 ditë në sera.15 ditë Patate, fushë të hapur 21 ditë Rrush vere, 15 ditë rrush tryeze, 7 ditë Qepë.
Ruani në një vend të ftohtë, të thatë dhe të ajrosur të mbrojtur nga drita e drejtpërdrejtë Përdorim i rezervuar për bujqit dhe aplikuesit profesionistë
KUJDES: Rekomandimet dhe informacionet e dhëna janë rezultat i hulumtimeve dhe testeve të gjera dhe rigoroze. Sidoqoftë, shumë faktorë mund të ndikojnë kur përdoret jashtë kontrollit tonë (përgatitja e përzierjeve, aplikimi, meteorologjia, etj.). Prodhuesi garanton përbërjen, formulimin dhe përmbajtjen. Përdoruesi është përgjegjës për dëmet e shkaktuara (mungesa e ekasitetit, toksiciteti i përgjithshëm, mbettjet, etj.) për shkak të mospërmbushjes totale ose të pjesshme të udhëzimeve në etiketë.