WOPRO – SPIRODICLOFEN

MËNYRA E VEPRIMIT
Materia aktive spirodiklofen vepron në mënyrë plotësisht të re me pengimin e sintezës së lipideve. I takon grupit të ri kimik të acideve tetranike. Mekanizmi i veprimit ofron mbrojtje ekase pa frikë nga paraqitja e rezistencës kryqësore me akaricidet ekzistuese.
Preparati Wopro Spirodiclofen lidhet fuqishëm me sipër- faqen e gjethit, kështu që është e pamundur shpëlarja dhe është siguruar veprimi afatgjatë.
Karakterizohet me veprim të ngadalshëm llestar, kështu që rezultatet e para të trajtimit mund të priten pas 8-10 ditëve, kurse ekasiteti i plotë pas 14-16 ditëve. Rezultatet paraqiten në aspektin e zvogëlimit të popullatës së tërë- sishme, marrë parasysh mekanizmin e veprimit – vepron në të gjitha stadet e
zhvillimit të merimangave dëmtuese.
Nëse merimanga femër merr dozë të pamjaftueshme (subletale) të preparatit, vezët të cilat i lëshon janë sterile. Larvat, protonimfet dhe deutonimfet (stade të zhvillimit që ushqehen) janë shkatërruar në mënyrë ekase me arritjen në stadin e ardhshëm të qetësisë.