Pleh Mineral
Pleh i lëngshëm mineral PK me ushqyes sekondar të sulfurit (S)
Përmbajtja: Fosfor (P₂O₅) 24.00%, Kalium (K₂O) 15.00%, Sulfur (S) 45.00%
FitoSupreme është pleh i destinuar për ushqyerjen e bimëve në raste të mungesës së fosforit, kaliumit dhe sulfurit.
Fosfori është shumë i rëndësishëm si aktivizues i ushqyesve, luan rol kyç në transferimin e energjisë, ndikon në zhvillimin e rrënjëve dhe lulëzimit si dhe shëndetin e përgjithshëm të bimës.
Kaliumi ndikon në rezistencën e bimëve ndaj thatësirës dhe sëmundjes, përmirëson diferencimin e kuroreve të lules, përmirëson maturimin sidomos në kulturat e përhershme, zvoglon rritjen vegjetative dhe është i rëndësishm për rregullimin e ujit në qelizat bimore. Sulfuri është një përbërës kyç i shumë aminoacideve dhe është shumë i rëndësishëm në procesin e sintezës së proteinave, vajrat të bimeve dhe vitaminave.
Për shkak të përbërjes dhe funksionit të tij të specifik FitoSupreme ndikon në rezistencën e bimëve ndaj shumë sëmundjeve të bimëve sidomos ndaj hirit.
Aplikimi:
Mollë: 3.00-4.00 lit / ha
Hardhisë së rrushit: 1.50-3.00 lit / ha
Lulushtrydhe: 1.50-3.00 lit / ha
Mjedër: 1.50-3.00 lit / ha
Lakër: 1.50-3.00 lit / ha
Fasule: 1.50-3.00 lit / ha
Karrota: 1.50-2.00 lit / ha;
Sasia e rekomanduar e ujit: 200-1000 lit / ha
Paketimi: 1 L