K50

Përqëndrim i lartë i kaliumit për të korrigjuar mungesën e kaliumit në një gamë të gjerë kulturave.

Kaliumi është elemenet ushqyes kryesor i cili është i domosdoshëm për të gjitha kulturat. Është I element i dytë përnga rëndësia pas azotit në sasitë e kërkuara nga kulturat. Është shumë i lëvizshëm dhe shpejt shpërndahet brenda bimës. Kaliumi në përgjithësi është kation dominues dhe në sasi të mëdha në tokë mund të shkaktojnë simptoma të mungesës së ushqyesve të tjerë, veçanërisht magnezit dhe kalciumit.

Roli kryesor i kaliumit në bimë është si rregullator i ujit dhe në këtë rol ndikon në shumë procese bimore. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rregullimin e përmbajtjes së ujit qelizor, shtypjes qelizore dhe normat e frymëmarrjes. Translokimi i fotosintezave dhe një numër i enzimeve bimore të gjitha varet nga kaliumi.

Nivelet e ulëta të kaliumit do të ndikojnë seriozisht në rritjen e kulturës, cilësinë dhe rendimentin. Omex K50 është një formulim unik që përmban një përqendrim të lartë të kaliumit. Analiza e lartë e kaliumit do të sigurojë marrjen optimale të kaliumit në situata ku kërkohet. Gjithashtu në formë të karbonatit, Omex K50 ndihmon bimët të krijojnë një masë gjethore që nuk krijon kushte për patogjenët e gjetheve si hirin dhe kalbëzimin.

Analizat   wt/wt* wt/vol
Azot N 2.00% 3.00%
Kalium K2O 33.00% 50.00%
EDTA   0.70% 1.00%
pH (10% tretësirë) 11.5-12.5
Graviteti specifik 1.49 – 1.53 @18oC

Paketimi: 1L